Gazetar: Bashkim Sulejmani
Kandidati i AKI-së për kryetar të komunës së Vpraçishtit Isen Shabani, ka hapur fushatën e tij për zgjedhjet e 11 janarit me takimin me banorët. Shabani kërkoi mandatin e tretë, që të vazhdoj punët e tij në komunën e Vrapçishtit. Shabani foli edhe për punët që ka bërë gjatë mandatit të tij.
“Kërkojmë mandat sipas punëve kryetar, që i kemi bë nëpër shkolla duke qenë më primare për fëmijët tanë gjeneratat tona që do na pasojnë neve dhe shpresën e kemi tek ata. Nuk kemi lënë shkollë pa ndërtuar me standarde më inovative dhe më të reja si gjithë shtet evropiane në këtë kohë. Në infrastrukturë kemi bërë kanalizim e ujësjellës gati në të gjitha fshatrat, Jemi të parët që kemi filluar me kanalizim dhe ai kanalizim punohet në terren në komunë të Vrapçishtit duke filluar nga Gradeci e deri në Vranjofc, 51 km kanalizim”, tha Isen Shabani, kandidat i koalicionit AKI për Vrapçishtin.
Ndërkohë kandidati i pavarur i mbështetur nga koalicioni VLEN dhe ASH-ja e Selës për komunën e Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri në takimin me banorët kërkoi mbështetje dhe tha se komuna u takon banorëve.
“Unë besoj që juve nuk ju duhet kryetar komune, por ju duhet një individ i cili do e bëj komunën tonë që banorët të jenë zot të asaj shtëpie e të cilëve iu dhimbet çdo pëllëmbë e saj. Unë këtë besim e marr me nder dhe përgjegjësi sigurisht, dhe andaj kam emocione, sepse e di se çfarë barre është kjo që ne do e marrim si përgjegjësi. Vërtetë është ashtu siç thotë profesor Zeqirjahu, andej të zi e këndej të bardhë, sepse ndjekim deklaratat e tyre kur ata thonë se unë nuk njoh humbje, dhe kjo në aspekt psikologjik mua më le të kuptoj se kjo aludon në mendje madhësi”, u shpreh Zulhajrat Demiri, kandidat i pavarur për Vrapçishtin.
Kandidatët për kreun e Vrapçishtit vazhdojnë aktivitetet parazgjedhor edhe në ditët në vijim duke vizituar derë më derë banorët, për të promovuar projektet dhe vizionin e tyre për komunën. / Alsat.mk








