Kanguri i jashtëzakonshëm, lind me sindromën e rrallë

Një kopsht zoologjik në Nju Jork ka mirëpritur një kangur të bardhë, që vuan nga një sindromë e rallë. Cosmo, kafsha më e re në Animal Adventure Park, lindi me leucizëm, një gjendje tepër e rrallë që shkakton humbjen e pjesshme të pigmentimit në lëkurën e një kafshe. Ndryshe nga albinizmi, leucizmi nuk shkakton mungesë të pigmentimit në sy.

“Ky është kanguri i vetëm i këtij lloji që ekziston në Amerikën e Veriut në këtë moment, ja sa e rrallë është kjo”, tha pronari i parkut Jordan Patch për CNN.

Cosmo lindi nga Boomer, një kangur i kuq mashkull që ka jetuar në park për tetë vjet dhe Rosie, e cila iu bashkua parkut në vitin 2020.

“Gjenetika midis të dyve prodhoi këtë mutacion unik,” tha Patch, duke shtuar se ata do të studionin fenomenin.

Përbërja gjenetike e Cosmo nuk duket të ndikojë në shëndetin e tij, por i vetmi rrezik është se ai nuk ka aftësinë për t’u maskuar, kështu që ka shumë të ngjarë që të mos mbijetojë kurrë në botën e egër.

LEXO EDHE:

Back to top button