Kanita vjen me një baladë të ngrohtë dashurie, shënon edhe rikthimin me menaxherin e saj

Kanita vjen me një baladë të ngrohtë dashurie, shënon edhe rikthimin me menaxherin e saj

Kanita është rikthyer me një baladë të ngrohtë dashurie pas një pauze jo dhe të shkurtër.

Këngëtarja simpatike erdhi me këngën me titull ‘’Vuj’’, të cilën e solli të realizuar edhe me videoklip.

Ky projekt shënon edhe rikthimin me menaxherin e saj Arian Demolli dhe sipas burimeve të Gazetës Express i prin disa këngëve të reja që do të publikohen me radhë me videoklipe.

‘’Vuj’’ është krijim i Riste Shandarov dhe me tekst të Mozi ndërsa për videon ku Kanita shkëlqen në çdo detaj është kujdesur Ardit Muhaxhiri.

 

LEXO EDHE:

Back to top button