Kantoni i Gjenevës do të ofrojë subvencione më të larta të kujdesit shëndetësor, shtesa për strehim dhe familje, si dhe pagesa të mirëqenies

Këshilli Federal ka refuzuar një sërë propozimesh për të ofruar ndihmë financiare familjeve zvicerane dhe me këtë refuzim, gjithçka mbeti në dorë të kantoneve që duan të ndihmojnë banorët e tyre, përcjell albinfo.ch.

Këshilli i kantonit ka vendosur javën e kaluar rritjen e masës së subvencioneve dhe shtesave të banesave për të mbrojtur fuqinë blerëse të familjeve. Gjithashtu parashikon rritje të shtesave familjare dhe paketës së mirëmbajtjes për përfituesit e ndihmës sociale.

“Inflacioni i vërejtur muajt e fundit po shkakton një rënie të të ardhurave të disponueshme për një numër të madh familjesh, veçanërisht në klasën e mesme. Këshilli i Shtetit dëshiron që njerëzit e interesuar të përfitojnë nga mbështetja për të mbrojtur fuqinë e tyre blerëse”, thanë autoritetet.

Në këtë drejtim, kantoni do të ofrojë subvencione më të larta të primeve të kujdesit shëndetësor, shtesa për strehim dhe familje, si dhe pagesa të mirëqenies. /Albinfo

LEXO EDHE:

Back to top button