Kanye West kritikohet për këngën që përmban mesazhe antisemitike

Kanye West kritikohet për këngën që përmban mesazhe antisemitike

Reperi i njohur Kanye West ka lansuar këngën e tij të re “Vultures” të mërkurën, e cila përmban mesazhe antisemitike, raporton Daily Mail.

Tani, reperi është kritikuar edhe më shumë pasi së bashku me bashkëpunëtorin e tij, Ty Dolla $ign, reperin Chris Brown, Bump J dhe të tjerë janë parë në një festë në Dubai ku shihet duke vallëzuar me të njëjtën këngë.

Në një video grupi shihet duke kërcyer e festuar me këngën që dëgjohet me zë të lartë vargu “How am I antisemitic, I just f****** a jewish b****”, varg ky i cili u bë shumë i përfolur.

“Je i neveritshëm”, ka shkruar një ndjekës pasi videoja është bërë virale.

“Turp të kesh”, ka shkruar një tjetër.

Të tjerë komentues nuk kanë mundur të përcaktohen se cila gjë është më “shqetësuese”, teksti i këngës apo vallëzimi që po bën Chris Brown.

“Chris Brown një abuzues dhe Kanye West një psikopat narcizoid që është vetëshpallur ‘tepër i mençur’”, ka shkruar një tjetër ndjekës që iu referua abuzimit që Chris i kishte bërë ish-partneres së tij këngëtares së njohur Rihanna, në vitin 2009.

Në fund të vitit të kaluar, Kanye pa karrierën e tij të shkatërrohej pas një varg shpërthimesh antisemitike.

Në tetor të vitit 2022, menjëherë pas ngjarjeve, reperi West i ka thënë prezantuesit Piers Morgan se ai kishte për qëllim vetëm të ngacmonte disa hebrenj specifikë, të cilët ai mendoi se po e shfrytëzonin.

“Prandaj e thashë. Luftova zjarrin me zjarr”, pati thënë West.

Në një intervistë me prezantuesin, Alex Jones në fillim të dhjetorit, West vlerësoi Hitlerin për “cilësitë e tij” dhe gjithashtu pohoi se “Holokausti nuk është ajo që ndodhi” dhe promovoi teorinë konspirative se zezakët janë hebrenjtë e vërtetë.

Pasojat e këtyre deklaratave ishin se reperi humbi kontratat e tij fitimprurëse me gjigandët e modës si “The Gap”, “Adidas”, “Balenciaga” e më shumë.

Ai gjithashtu u shkarkua nga ekipi i tij drejtues në “Creative Artists Agency”.

Pavarësisht polemikave, shumë nga fansat e Kanye kanë qenë të lumtur të mbështesin reperin për këngën e re.

Komente të tilla si “Dashuri për Ye” dhe “Kënaqësi të shohim Yeeee duke buzëqeshur sërish”, u postuan gjithashtu si komente të videos.

LEXO EDHE:

Back to top button