Kanye West ndryshon zyrtarisht emrin e tij në Ye

Artisti i njohur më parë si Kanye West tani do të njihet zyrtarisht si thjesht Ye. Një gjykatë në Los Angeles pranoi kërkesën për ndryshimin e emrit të reperit. Ylli 44-vjeçar e paraqiti kërkesën në gusht, duke cituar “arsye personale”.

Reperi, më i njohur për hite të tilla si Gold Digger dhe Stronger, tashmë përdori Ye si nofkë dhe në 2018 e përdori atë si titull albumi. Menjëherë pas publikimit të albumit, ai shkroi në Twitter: “Qenia e njohur zyrtarisht si Kanye West. Unë jam YE”.

Përveç që është një version i shkurtuar i Kanye, emri i ri gjithashtu ka rëndësi fetare për reperin. “Unë besoj se “Ye” është fjala më e përdorur në Bibël, dhe në Bibël kjo do të thotë ty. Pra, unë jam ti, unë jemi ne, jemi ne,” tha ai në një intervistë kohë më parë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button