Kate Middleton e festoi 39-vjetorin në shtëpi më thjesht nga ç’mund ta mendoni

Pak ditë më parë Kate Middleton festoi 39-vjetorin e lindjes. Dukesha e Kembrixh këtë vit ka festuar ndryshe nga çdo herë tjetër, madje më thjeshtë nga ç’mund ta mendoni. Ajo ka organizuar një festë çaji me tre fëmijët e saj në shtëpi.

Sipas “People”, për shkak të rregullave strikte të izolimit në Mbretërinë e Bashkuar, Kate e festoi ditëlindjen e sigurt në shtëpi me familjen e saj në Norfolk. Në fakt ishin fëmijët, Princi George, Princesha Chalotte dhe Princi Louis, ata që organizuan festën, duke përgatitur çaj dhe pak ushqime.

“Në fund të ditës ajo po trajnohet që të jetë Mbretëresha e ardhshme, por sinqerisht nuk do e  kuptosh kurrë këtë gjë. Nëse shkon në shtëpinë e saj, do marrësh një filxhan çaj, dhe zakonisht është William ai që e përgatit atë. Është një shtëpi e bukur mikpritëse, jo një pallat i zbukuruar me gjëra mahnitëse”, ka thënë një burim pranë Dukeshës Kate.

Megjithëse Kate tregohet e kujdesshme, disa javë më parë ajo u akuzua se ka thyer rregullat e pandemisë së bashku me Princin William, pas takimit me Princin Edward dhe familjen e tij në Sandringham. Ata u takuan dhe biseduan së bashku, duke formuar një grup prej 9 vetash në një kohë që grumbullimet në Mbretërinë e Bashkuar janë të ndaluara.

LEXO EDHE:

Back to top button