Katër media shkelën Kodin Zgjedhor gjatë zgjedhjeve lokale të përsëritura
Katër media shkelën Kodin Zgjedhor gjatë zgjedhjeve lokale të përsëritura
Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuale ka konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor nga katër media gjatë procesit të fundit zgjedhor. Pas monitorimit të detajuar, është konfirmuar se TVM 1, TVM 2, 24 Vesti dhe TV Alfa kanë shkelur nenin 76-b të Kodit Zgjedhor.
Sipas Agjencisë, këto media nuk kanë respektuar ndalesën për përfaqësim mediatik zgjedhor në një kohë kur çdo lloj raportimi që ndikon te votuesit është rreptësishtë i ndaluar. Sipas raporteve të fundit të mbikëqyrjes, bëhet fjalë për shkelje të heshtjes gjatë zgjedhjeve lokale të përsëritura më 11 janar. Agjencia tha se katër televizione me frekuencë kombëtare dhe rajonale kanë rënë ndesh me rregullat e Kodit Zgjedhor. Ky raport i mbikëqyrjes tashmë pritet të pasohet nga masat përkatëse ligjore që parashikon Kodi Zgjedhor.








