Katër persona të therur në Pejë, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë pasi dyshohet se kanë marrë pjesë në një rrahje, të cilën Policia e ka quajtur “vrasje në tentativë”.

Sipas njoftimit katër persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për shkak të natyrës së lëndimeve.
Të dyshuarit e rastit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur.

Pas një pune intensive të Policisë, me datë 03.01.2022 rreth orës 23:00, është arritur vendndodhja e dy (2) personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.

Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh.

LEXO EDHE:

Back to top button