Keith Urban falënderon gruan e tij që e ka ndihmuar në betejën me alkoolin

Ylli i muzikës country, Keith Urban, ka treguar se si gruaja e tij, Nicole Kidman, e ka ndihmuar ta luftojë varësinë nga alkooli dhe kokaina, raportoi të hënën portali “Yahoo Entertainment”.

Në një intervistë të re për gazetën “Sunday Times”, këngëtari australian foli hapur për rrugëtimin e tij drejt rikuperimit, i cili përfshinte periudha të shumta rehabilitimi dhe në fund inkurajimi nga gruaja e tij.

“Secili person bënë çfarë të dojë për t’u argëtuar. Unë tashmë e kam kuptuar se mënyra e argëtimit përmes alkoolit, është e gabuar për mua”, tha këngëtari duke bërë shaka.

Për herë të parë, Urban u regjistrua në qendër rehabilitimi në vitin 1998. Me insistimin e Kidmanit, ai e përsëriti këtë veprim disa muaj pasi u martua me yllin e kinematografisë, në vitin 2006. Tani, këngëtari i famshëm i muzikës country i cili i ka vajzat, Faith dhe Sunday, me aktoren hollywoodiane, nuk ngurron ta falënderojë gruan e tij për faktin se e ka ndihmuar ta rregullojë jetën. Urban madje ia ka kushtuar asaj këngën, “Thank You”, përmes së cilës e nderon Kidmanin për përkrahjen që ja jep vazhdimisht.

“U detyrova ta gjejë një mënyrë tjetër për të qenë i pranishëm në këtë botë. Jam i lumtur që nuk m’u desh të ndryshoja diçka tek muzika ime. Kam shkruar shumë hite derisa isha në gjendje të dehur. Po ashtu kam shkruar shumë hite kur isha esëll. ndihem me fat që varësia nga alkooli dhe kokaina nuk e ka definuar kreativitetin tim”, shpjegoi tutje Urban.

Varësia e këngëtarit me alkoolin, rrënjët i ka në fëmijërinë e tij. Ai është rritur nga një baba alkoolist dhe e kishte parë mirë se çfarë mund t’i bëjë familjes kjo gjendje. Por, pranimi se vuante nga i njëjti problem sikur i ati, ishte një sfidë e madhe për Urbanin.

“Babai im ishte alkoolist, pra unë jam rritur në një shtëpi me probleme që vinin si pasojë i kësaj varësie. Por mu desh kohë e gjatë që ta besoja se edhe unë vuaja nga i njëjti problem”.

Ndërsa këngëtari është krenar të tregojë se sa shumë e ka mbështetur bashkëshortja në këtë rrugëtim të vështirë, Kidman gjithashtu nuk ngurron ta theksojë se mbështetja mes çiftit është reciproke. Në ceremoninë e 94-të “Oscar”, aktorja tregoi se Urban kishte fluturuar nga Las Vegas pas interpretimit disa orësh në skenë, vetëm për ta shoqëruar atë mbi qilim të kuq. Kidman ishte nominuar në kategorinë “Aktorja më e mirë”, për rolin e saj në filmin për “Being the Ricardos”.

Në qershor të vitit të kaluar, Nicole dhe Keith, e shënuan 15 vjetorin e martesës.

Image

LEXO EDHE:

Back to top button