Kënga e fundit e Argjentina Ramosaj zgjidhet si kolonë zanore e filmit të huaj

Argjentina Ramosaj publikoi para 3 javësh këngën e saj më të re, “Who Am I”. Por kjo këngë duket se nuk do të jetë vetëm pjesë e repertorit muzikor të këngëtares, sepse do të zërë një vend akoma edhe më të madh. Së fundmi Argjentina ka bërë të ditur se kënga e saj do të jetë kolonë zanore e filmit “River”, që pritet të publikohet së shpejti.

“Who Am I” përveçse është kënga ime e fundit, do të jetë edhe në kolonën zanore të filmit River, të kompozuar nga Rona Kastrioti”, ka shkruar Argjentina në një postim në Instagram.

“River” është një film i zhanrit  thriller-psikologjik, i cili ka në qendër historinë e një vajze, që pasi u zhduk për 1 javë pas një udhëtimi në këmbë është në dyshim mes asaj çfarë është reale dhe ëndërr. Regjisorja dhe skenaristja e filmit është Emily Skye, ndërsa në të luajnë Mary Cameron Rogers dhe Alexandra Rose.

Ndërkohë Argjentina u rikthye këtë vit në muzikë pas një mungese 2-vjeçare dhe rikthimi për të nuk mund të ishte më i suksesshëm se kaq. Përveç “Who Am I”, këngëtarja publikoi në 2020-tën edhe bashkëpunimin me Young Zerkën me titullin “Pishman”.

LEXO EDHE:

Back to top button