Kënga e The Weeknd thuhet se është dedikim për Bellan


Lidhja e këngëtarit The Weeknd me modelen Bella Hadid ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të dyshes. Mediat e huaja kanë treguar së fundmi se projekti i tij muzikor i titulluar ‘After Hours’ është një dedikim për modelen e njohur.

“Sepse zemra ime të përket ty dhe do rrezikoja gjithçka për ty. Kësaj here nuk do të largohem”, ka pohuar këngëtari gjatë vargjeve të këngës së tij.

Kujtojmë se Bella dhe The Weeknd kanë qenë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, madje burime për ‘UsWeekly’ kanë treguar se shumë shpejt artisti do t’i propozonte për martesë.

Pavarësisht këtij fakti, sot dyshja i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë, ndonëse shumë fansa mendojnë se ata do të rikthehen sërish bashkë.

LEXO EDHE:

Back to top button