Këngëtari i famshëm kthen koncertin në dasmë, martohet para mijëra fansave

Këngëtari i famshëm kthen koncertin në dasmë, martohet para mijëra fansave

Jack White u martua me të dashurën, Olivia Jean javën e kaluar gjatë koncertit të tij në Detroit Fansat. Propozimi dhe ceremonia u zhvillua më 8 Prill në Tempullin Mason në fund të koncertit. Ishte një moment i papritur për fansat e kantautorit dhe për gruan e tij të re.

Gjatë koncertit, White ftoi Jean në skenë për një duet të White Stripes “Hotel Yorba” të vitit 2001. Jean ka performuar solo por është edhe këngëtarja kryesore e The Black Belles. White nxori unazën dhe i kërkoi që të martohej me të.

Një grup i vogël njerëzish, duke përfshirë nënën e White dhe babain e Jean dhe një zyrtar dolën në skenë për të zyrtarizuar martesën. Pas këtij momenti, White rifilloi të performojë dhe përfundoi koncertin 90-minutësh.

LEXO EDHE:

Back to top button