Këngëtarja e njohur, Rina Balaj ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri muzikor ajo mbetet e pranishëm në mediat sociale

Edhe së fundmi artistja nga Istogu ka postuar një fotosesion të ri për mbi 300 mijë ndjekësit e saj në llogarinë e Instagramit.

Rina e cila njihet dhe komentohet për linjat e saj të formesuara të trupit ka ardhur tejet provokuese edhe në imazhet e reja.

Foto: Rina Balaj/Instagram

E veshur me një trupore me dekolte të mbyllure me ngjyre të gjelbër dhe të bardhë, krijuesja e hitit “Blue” vuri në pah kombet e tonifikuara teksa qëndronte ulur në një karrige.

Pamja e saj joshëse u kompletua me një makijazh të theksuar ndërsa flokët i la të kapura prapa supeve.

Foto: Rina Balaj/Instagram

Ajo nuk zhgënjeu me dukjen as këtë teksa të shumta ishin komentet nga ana e fansave të saj sipër fotove.

Kjo paraqitje e Rinës vjen pas një tjetër seti fotografish bardhë e zi ku ajo shihej e veshur me një fustan saten që ia theksonte format në mënyrë perfekte.

Ndërkohë, kujtojmë që Rina pak ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej vitesh, Sin Bor.

LEXO EDHE:

Back to top button