Këngëtarja Jojo është fejuar

Ylli i njohur i muzikës, JoJo dhe aktori, Dexter Darden, janë fejuar. Çifti e bëri publik lajmin e gëzuar për Krishtlindje.

“Përgjithmonë me ty? Pranoj me kënaqësi. Duke festuar Krishtlindjet si e fejuar. Njeriu më i kujdesshëm, kreativ, pozitiv, i bukur, i fuqishëm dhe i dashur më kërkoi të martohem me të, dhe natyrisht unë i thash ‘PO’. Jam shumë falënderuese për befasinë më të bukur të ditëlindjes dhe për faktin se është kujdesuar ta sjell nënë time dhe miqtë tanë të ngushtë, për ta festuar këtë moment të veçantë së bashku me ne. Ti je një dhe i vetmi për mua Dexter Darden”, kishte shkruar Jojo në postimin e saj në Instagram, ku i publikoi edhe disa fotografi dhe video që e shënonin këtë moment special të dyshes së famshme, përfshirë edhe një fotografi të unazës së fejesës.

 

 

Kurse, aktori Darden i cili e luan rolin e Devante Young në serialin “Saved by the Bell”, komentoi në postin e këngëtares: “Faleminderit që je e ima përgjithmonë”.

Këngëtarja 31-vjeçare, JoJo, e cila në muajin tetor e lansoi EP albumin e saj të fundit me titull, “Trying Not to Think About It”, së fundmi performoi në skenën e spektaklit të bukurisë “Miss Universe”, pas përfundimit të një miniturneu i cili kishte për qëllim promovimin e këtij projekti muzikor. Ajo planifikon t’i rikthehet koncerteve nëpër vende të ndryshme të Amerikës, gjatë vitit të ardhshëm.

JoJo emri i vërtetë i së cilës është Joanna Noëlle Levesque, qysh në moshën 15-vjeçare e gëzoi një famë të jashtëzakonshme me hitin, “Leave”, duke vazhduar tutje me lansimin e disa këngëve të suksesshme si, “Too Little Too Late” dhe “Baby It’s You”. Por, përballimi i famës në moshë aq të re nuk qe i lehtë për këngëtaren, e cila pauzoi nga muzikës për disa vjet duke u rikthyer vjetëve të fundit me lansimin e disa projekteve muzikore, si “When Love Hurts”, “Save My Soul”, “FAB”, “Think About You”, “Say Love”, “Worst” dhe të tjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button