Këngëtarja serbe dha 10 mijë euro për të bërë versionin serb të këngës shqipe të Ronela Hajatit?

Këngëtarja serbe dha 10 mijë euro për të bërë versionin serb të këngës shqipe të Ronela Hajatit?

Kënga e titulluar “Leje” nga Ronela Hajati, e cila u publikua vitin e kaluar, tashmë është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairovic.

Sipas “Kurir” kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”, e cila numëron shtatë milion shikime në platformën “Youtube”.

Madje, thuhet se kjo këngë nuk është vjedhur por është paguar, duke rënë dakord mes dy palëve.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë, shkruan Kurir, transmeton Express.

LEXO EDHE:

Back to top button