Këngëtarja shqiptare që pranoi haptazi që ka blerë klikime në YouTube

Kjo ka bërë që ata të akuzohen vazhdimisht për blerje të klikimeve ndonëse një gjë të tillë disa edhe e kanë mohuar.

Megjithatë, këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri së fundmi e ftuar në “Aldo Morning Show” ka pranuar publikisht që në disa raste ka blerë klikime.

 

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë, po e them edhe publikisht se nuk jam e vetmja, pasi të gjithë këngëtarët që blejnë”. Kjo I bën marketing këngës, klikimet e bëjnë më kurioze këngën”, u shpreh këngëtarja.

“Mendojë që kemi qenë më të lumtur kur nuk ka ekzistuar YouTube, kam vënë re që këto këngët me 200-300 mijë klikime njerëzit i këndojnë në grup, që do të thotë që nuk kemi nevojë të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”, tha tutje Peristeri.

 

Foto: Anxhela Peristeri/Instagram

Kujtojmë që artistja në vitin 2021 përfaqësoi Shqipërinë në garë më të madhe të muzikës në Evropë “Eurovision” me këngën “Karma”.

Ndërkaq, projekti i saj i fundit është bashkëpunimi me Capital T dhe Mandin “Habibi” që deri më tani numëron mbi 35 milionë klikime në YouTube.

LEXO EDHE:

Back to top button