Këngëtarja shqiptare zyrtarisht prezantuesja e MTV Video Music Awards 2022

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha do të jetë prezantuesja e “MTV Video Music Awards 2022”, që do të mbahet në New Jersey më 28 gusht.
Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që ka lartësuar emrin e vendit tonë në botë me talntin e saj. Ajo së fundmi, ka postuar një foto në llogarinë e saj të Instagramit ku jep lajmin e bukur për fansat.
Këngëtarja do të jetë prezantuesja e “MTV Video Music Awards 2022”, që do të mbahet në “Prudential Center” në New Jersey më 28 gusht.
Bebe Rexha është fituese e një çmimi ‘MTV Video Music Aëards’ në vitin 2019. Asokohe ajo ishte shpërblyer me çmim në kategorinë “Best Dance”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.