Një shaka me shkollat fetare të Turqisë, i ka kushtuar shtrenjtë këngëtares turke Gulsen

Një shaka me shkollat fetare të vendit, i ka kushtuar shtrenjtë këngëtares turke Gulsen, e cila është arrestuar nga policia nën akuzën e nxitjes së urrejtjes. Gjatë një koncerti, Gulsen i tha një anëtari të grupit se perversiteti i tij buronte nga fakti që ka ndjekur një shkollë fetare, por ndonëse u përpoq të shpjegonte në Prokurori se bëhej fjalë vetëm për një shaka mes kolegësh, autoritetet e vunë në shenjestër.


“Një shaka që kam bërë në ambientin e punës është transmetuar nga njerëz që synojnë të polarizojnë shoqërinë. Më vjen keq që fjalët e mia u përhapën me qëllim të keq nga njerëz që duan të polarizojnë vendin tonë”, shkroi Gulsen në Instagram, duke kërkuar ndjesë për këdo që u ofendua nga komentet e saj.

Ylli turk i popit konsiderohet një këngëtare provokuese, si në veshje dhe në tema qe trajton dhe që here pas herë islamistët dhe radikalët turq reagojnë ndaj saj. Këngëtari i famshëm turk, Tarkan, kërkoi lirimin e saj dhe tha për BBC se “ sistemi ynë ligjor, i cili mbyll një sy ndaj korrupsionit, hajdutëve, atyre që shkelin ligjin dhe masakrojnë natyrën, ata që vrasin kafshët dhe ata që përdorin fenë për të polarizuar shoqërinë përmes ideve të tyre fanatike e ka arrestuar Gulsenin me një goditje”.

 

LEXO EDHE:

Back to top button