Kenia, 29 vjeçarja shpiku tullat nga  mbetjet plastike

Një kompani me vendndodhje në Nairobi, nw Kenia është duke prodhuar materiale ndërtimi nga plastika e ricikluar me shpenzime të ulëta. Kjo kompani është krijuar nga Nzambi Matee, një 29 vjeçare që ka studiuar inxhinieri dhe biokimi. Ajo gjeti një metodë të re që të krijoj tulla nga plastika dhe rëra, duke i bërë ato edhe më të forta se betoni. Ajo madje ka fituar një  çmim  që ofron fonde dhe kurse për të ndihmuar me projektin për mbrojtjen e ambientit.

Produkti i kësaj kompaniE ka filluar të përdoret për të ndërtuar shtëpi, shkolla dhe rrugë, deri tani ka rezultuar të jetë shumë cilësor, më shumë se betoni, dhe kostoja e prodhimit është shumë më e ulët se e produkteve të tjera. Matee thotë se problemi i mbeturinave plastike është global, dhe jo vetëm i Afrikës, prandaj shpreson që kjo mënyrë e prodhimit të aplikohet edhe në vende të tjera të botës, në mënyrë që edhe të mbrohet ambienti nga mbetjet qe vazhdimisht hidhen, dhe kurrë nuk riciklohen.

Ajo ka treguar se për momentin ata kanë kapacitet për të prodhuar 1,000-15,000 tulla në ditë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button