Kërkon të jetë pjesë në seancat plenare, shtyhet sërish seanca për Sali Berishën

Kërkon të jetë pjesë në seancat plenare, shtyhet sërish seanca për Sali Berishën

Seanca gjyqësore për Sali Berishën është shtyrë sërish. Shkak është bërë mungesa e prokurorëve. Një fakt të tillë, avokati Genc Gjokutaj tha se “prokurorët munguan për arsye profesionale”.

Seanca e radhës u caktua në 25 mars.

“Prokurorët munguan për arsye profesionale, seanca e rradhes datë 25 mars. Janë dy prokurorë, njëri prej tyre duhej të ishte prezent. U caktua një datë tjetër, 25 mars në orën 09:00 do të mbahet seanca e radhës”, tha Gjokutaj.

Edhe më herët kërkesa e Berishës për të marrë pjesë në seancat plenare në Kuvend është refuzuar nga SPAK dhe Gjykata e Shkallës së Parë, duke bërë që avokati ta cilësojë si “gjyq politik”.

Që prej 30 dhjetorit, Berisha vijon në “Arrest shtëpie”. Ai dyshohet si pjesë e një hetimi për dyshimet për korrupsion gjatë privatizimit të kompleksit sportiv “Partizani”. Për të njëjtën çështje të shtunën u arrestua dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Ai akuzohet për “korrupsion pasiv në bashkëpunim” si dhe “pastrim parash”.

LEXO EDHE:

Back to top button