Këshilli Gjyqësor mbështeti kryetaren e Gjykatës së Apelit Shkup, Meri Dika Georgievska, për anëtare të Gjykatës Kushtetuese

Gazetar: Petar Çaushevski

Me 10 vota pro dhe një kundër, kryetarja e Gjykatës së Apelit të Shkupit, Meri Dika-Georgievska, mori mbështetjen e Këshillit Gjyqësor për gjyqtare kushtetuese.

“Ajo ka dëshmuar se është një profesioniste e shkëlqyer deri më tani dhe më e rëndësishmja për mua ajo plotëson kërkesat ligjore për t’u propozuar nga Këshilli Gjyqësor si kandidate për gjyqtare kushtetuese,” deklaroi Tanja Çaçarova-Ilievska, anëtare e Këshillit Gjyqësor.

Gjyqtarja Elizabeta Dukovska, u propozua gjithashtu për gjyqtare kushtetuese, por ajo nuk mori mbështetjen e Këshillit Gjyqësor. Dukovska u zgjodh gjyqtare e Kushtetueses në prill të vitit 2023, me propozim të Këshillit Gjyqësor. Në vitin 2025, Gjykata Administrative anuloi zgjedhjen e saj për shkak të parregullsive në procedurë, pas së cilës ajo duhet të kthehej në Gjykatën e Apelit.

Gjykata Kushtetuese ka funksionuar për një kohë të gjatë me përbërje të reduktuar. Që Meri Dika Georgievska të bëhet gjyqtare kushtetuese, mbetet të marrë mbështetjen e deputetëve në Kuvend.

LEXO EDHE:

Back to top button