Kica: Do të angazhohem që të kthejmë besimin e qytetarëve tek institucionet e vendit  

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen këtë të diel, më 14 shkurt mes tjerash garojnë edhe disa qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë. Ndër to është edhe juristja Doarsa Kica nga Struga e cila do të garoj  me Listën e Vjosa Osmanit. Doarsa shprehet për “Programi 200”, se përvoja e saj 6 vjeçare si juriste i ka mundësuar për të detektuar ngecjet në sistemin gjyqësor të Kosovës, andaj tha se e ka pa si të domosdoshme inkuadrimin e saj në politik për të dhënë kontribut në zgjidhjen mes tjerash edhe të kësaj problematike.

“Unë kam punuar si avokate në 6 vitet e fundit dhe jam ballafaquar me një formë apo tjetër  në mënyrë të drejtpërdrejt me ngecjet e sundimit të ligjit në Kosovë dhe konsideroj që tashmë është koha e duhur që edhe profesionistët që nuk kanë pasur domosdoshmërish ambicie politike, ta shohin të domosdoshme të kontribuojnë për vendin, meqenëse fundja politik-bërja nuk duhet të jetë fokus e atyre që e shohin vetëm politikën  në vetvete si qëllim, por të jetë fokus i atyre personave që  sinqerisht synojnë që disa ndryshime thelbësore të shtyhen në Kosovë nga personat që i njohin dhe kuptojnë ndoshta përbrenda problematikat e sistemit”, tha Doarsa Kica, kandidate për deputete.

LEXO EDHE:

Back to top button