Xharra: Prioritet i qeverisë së ardhshme duhet të jetë lufta kundër korrupsionit

Gazetarja Jeta Xhara e ftuar në “Programi 200”, shprehet se pritjet e qytetarëve të Kosovës për qeverinë e ardhshme të pas 14 shkurtit janë lufta e pakompromis e korrupsionit. Sipas saj qytetarët presin që qeveria e ardhshme ta çrrënjos korrupsionin nga shëndetësia, arsimi dhe gjyqësori.

“Shumica e njerëzve kanë dëshirë që me pa bashkim rreth një çështje, apo bashkim për me e rrëzua korrupsionin. Shumë mirë që më në fund njerëzit kanë vendos që dallimet e veta me i lanë dritësorë dhe me pa se çka është prioritet për neve qytetarëve. Për neve qytetarëve prioritet është korrupsioni në Kosovë, me na arrdhë e me hjek korrupsionin prej shëndetësisë, prej arsimit prej drejtësisë, çajo është prioriteti jonë. Më në fund një parti ka vendos me shkua edhe me dikë që 100 për qind nuk i ndan krejt vlerat por për hatër tonin, neve qytetarëve po na konvenon, pse? Sepse atëherë do të kemi një qeveri më stabile për me luftua qeto që na po dojmë me luftua”, tha Jeta Xhara, gazetare.

LEXO EDHE:

Back to top button