Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut pas pretendimeve se po kërcënohet nga “Jugu” dhe SHBA

Kim urdhëron zgjerimin e arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut pas pretendimeve se po kërcënohet nga “Jugu” dhe SHBA

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un po bën thirrje për një “rritje eksponenciale” të arsenalit të armëve bërthamore të vendit të tij në përgjigje të atyre që ai pretendon se janë kërcënime nga Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, njoftoi të dielën media shtetërore e Phenianit.

Kjo deklaratë e Kim është në linjë me drejtimin e programit të tij bërthamor. Ai vazhdimisht është zotuar se do të rrisë kualitetin dhe kuantitetin e arsenalit bërthamor, për t’u përballur, siç ka thënë, me “armiqësitë” e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur në natën e Vitit të Ri, Kim tha se Koreja e Jugut është bërë një “armik i padyshimtë” dhe aleati i saj kryesor, SHBA, ka rritur presionin ndaj Veriut në “maksimum”.

Si përgjigje, Kim tha se vitin e ardhshëm Pheniani duhet të prodhojë në masë armë bërthamore taktike ndërsa zhvillon një raketë të re balistike ndërkontinentale (ICBM) që do t’i jepte Veriut një “aftësi kundërsulmi të shpejtë”, sipas raportit të KCNA.

Komentet e Kim vijnë në fund të një viti kur regjimi i tij testoi më shumë raketa se në çdo kohë në historinë e Koresë së Veriut, duke përfshirë një ICBM që në teori mund të godasë territorin e SHBA-së, raporton CNN.

Të shtunën, në ditën e saj të 37-të të testeve raketore në 2022, Koreja e Veriut lëshoi ​​të paktën tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi nga një zonë në jug të Phenianit, sipas Shefit të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut.

Në orët e para të së dielës gjithashtu lëshoi raketa me rreze të mesme veprimi, që sipas Koresë së Jugut dhe Japonisë fluturuan për afër 400 kiometra.

Më 2022, Koreja e Veriut ka lëshuar mbi 70 raketa, përfshirë tri raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Koresë së Jugut gjatë së shtunës.

LEXO EDHE:

Back to top button