Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

Kina përsërit kërcënimet për sulm ndaj Tajvanit

Kina ka përsëritur kërcënimet e saj për të sulmuar Tajvanin dhe ka paralajmëruar se politikanët e huaj, që ndërveprojnë me ishullin vetëqeverisës, po “luajnë me zjarr”.

Zëdhënësi i Zyrës së Kinës për Çështje të Tajvanit tha se shteti ka përsëritur përkushtimin se “do të ruajë sovranitetin dhe integritetin territorial” dhe se “do të prishë planet për pavarësinë e Tajvanit”. Ky ishull vetëqeverisës është ndarë nga Kina më 1949.

“Mbështetja dashakeqe për pavarësinë e Tajvanit midis elementeve anti-Kinë në disa shtete të huaja, është një provokim i qëllimshëm”, tha Ma Xiaoguang gjatë një konference për media.

Kina e sheh Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë se duhet të jetë nën kontrollin e Pekinit. Për të arritur këtë qëllim, Kina nuk ka përjashtuar as përdorimin e forcës.

LEXO EDHE:

Back to top button