Kinezët kanë zbuluar karburantin e së ardhmes, në Hënë

Kinezët kanë zbuluar karburantin e së ardhmes, në Hënë

Shkencëtarët kinezë kanë gjetur një mineral të ri hënor në formë kristali të fshehur në mostrat e mbledhura në Hënë në vitin 2020.

Minerali i ri nga hëna është gjetur në grimcat e bazaltit hënor që po hetohen në laboratorë në Kinë. “Changesite – (Y)” i quajtur sipas perëndeshës mitologjike kineze të muajit, Chang’e, është një mineral fosfati dhe kristal kolone.

Ky zbulim u bë nga shkencëtarët nga Instituti i Kërkimeve të Gjeologjisë në Pekin, të cilët gjetën një kristal të vetëm “Changesite – (Y)” duke përdorur difraksionin e rrezeve X ndërsa studionin grimcat e mbledhura në Hënë.

Komisioni për Mineralet e Reja, Nomenklaturën dhe Klasifikimin (CNMNC – Komisioni për Mineralet e Reja, Nomenklaturën dhe Klasifikimin) pranë Shoqatës Ndërkombëtare Mineralogjike (International Mineralogical Association – IMA) ka konfirmuar se bëhet fjalë për një mineral të ri, sipas raporteve të mediave shtetërore kineze.

 

Misioni Chang’e-5, i cili u ul në Oceanus Procellarum të Hënës në dhjetor 2020, ishte misioni i parë për të kthyer mostrat hënore që nga vitet 1970.

Misioni mblodhi 1.74 kilogramë mostra nga sipërfaqja hënore dhe i dërgoi ato të sigurta në Tokë, duke çuar në një sërë zbulimesh. Kristalet e mineralit ishin shumë të vogla, rreth një e dhjeta e madhësisë së një floku të njeriut.

Misioni i ardhshëm hënor i Kinës, Chang’e-6, pritet të përpiqet të mbledhë mostrat e para nga ana e largët e hënës, e cila nuk është kthyer kurrë drejt Tokës.

 

 

Kinezët pretendojnë se minerali i sapo zbuluar përmban “helium-3”, një izotop që shumë shkencëtarë e kanë deklaruar si lëndë djegëse ideale për reaktorët e shkrirjes, ndaj zbulimi nga shkencëtarët kinezë ka shkaktuar interes të madh tek gjeologët pasi besohet se “heliumi -3” ka potencialin për të ndryshuar botën.

Shkencëtarët e kanë ditur që nga programi Apollo se sipërfaqja e Hënës përmban helium-3. Avantazhi kryesor i shkrirjes së helium-3 mbi shkrirjen me tritium dhe deuterium, izotopet e hidrogjenit, është se ai nuk prodhon neutrone radioaktive. Disavantazhi kryesor i tij është se arritja e një reagimi të kontrolluar me helium-3 është shumë më e vështirë sesa përdorimi i karburanteve konvencionale.

Prandaj nuk është për t’u habitur që fuqitë botërore po zhvillojnë programe hapësinore për t’u rikthyer përsëri në Hënë – shkencë, tregti, por edhe prestigj që kthehet në fuqi të butë politike. Sidoqoftë, zbulimi nga shkencëtarët kinezë për ekzistencën e “helium-3” çon në përfundimin se nga mesi deri në fund të shekullit të 21-të, Hëna mund të bëhet “Gjiri Persik” i ardhshëm.

 

Energjia e pastër dhe masive e shkrirjes do të ndryshonte botën në mënyra që vështirë se mund të parashikoheshin. Natyrisht, problemi i zotërimit të teknologjisë së shkrirjes helium-3 mbetet dhe ndoshta nuk do të bëhet realitet para mesit të këtij shekulli.

Prandaj duket se hëna së shpejti do të bëhet një fushë beteje e fuqive të mëdha, sepse vendi që do të kontrollojë burimin e energjisë që do të mbajë qytetërimin teknologjik dhe do të mbrojë planetin nga ndryshimet klimatike do të kontrollojë të gjithë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button