OKB: Duhet të mbrojmë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

OKB: Duhet të mbrojmë centralin bërthamor të Zaporizhzhia

Linja e energjisë që furnizonte centralin bërthamor të Zaporizhzhzia të pushtuar nga Rusia është ndërprerë për shkak të bombardimeve, sipas një deklarate të mbikëqyrësit bërhtamor të OKB-së, shkruan BBC.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për bombardimet në centralin më të madh bërthamor në Europë që ka dëmtuar ndërtesat duke rrezikuar një incident bërthamor.

Edhe pse gjashtë reaktorët e Zaporizhzhia janë mbyllur, centrali tani mbështetet te gjeneratorët për ftohjen e reaktorit dhe funksione të tjera thelbësore të sigurisë bërthamore.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) po bën presion për krijimin e një zone mbrojtëse për të parandaluar bombardimet e mëtejshme.

“Së shpejti do të udhëtoj në Federatën Ruse dhe më pas do të kthehem në Ukrainë, për të rënë dakord për një zonë të sigurisë bërthamore dhe mbrojtjes rreth centralit.

“Ky është një imperativ absolut dhe urgjent”, tha shefi i IAEA-s Rafael Grossi.

LEXO EDHE:

Back to top button