Pas shpërthimit mëngjesin e sotëm nga forcat ukrainase, rihapet ura e Krimesë

Pas shpërthimit mëngjesin e sotëm nga forcat ukrainase, rihapet ura e Krimesë

Ministria e Transportit së Rusisë tha se trafiku rrugor do të rifillojë së shpejti në korsitë e padëmtuara të urës së Krimesë, e cila u dëmtua nga një shpërthim mëngjesin e sotëm, shkruan skynews.

Ministria tha se qarkullimi i automjeteve do të kufizohet në kalimin e urës në drejtime të alternuara.

Ndërkohë, hetuesit rusë kanë nisur hetimet në vendin e shpërthimit.

Lajmi është bërë i ditur nga Sergei Aksyonov, kreu i administratës rajonale të emëruar nga Rusia në Krime, se ura tani është rihapur për qarkullimin e automjeteve.

“Lëvizja e automjeteve përgjatë urës së Krimesë ka filluar. Për momentin qarkullimi është i hapur për makinat dhe autobusët.

LEXO EDHE:

Back to top button