Kjo është e vërteta e ribashkimit mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson

A dalin Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson së bashku? Po. Por a janë këto takime romantike?  Vështirë se jo. Sipas një burimi pranë ish-çiftit, ata kanë një “marrëdhënie të shëndetshme bashkëprindërimi” dhe fokusohen tek vajza e tyre True.

Pra, kjo është e vërteta, sipas E! News: Prindërit e True, vogëlushes 3-vjeçare nuk janë në një lidhje romantike, pavarësisht spekulimeve për të kundërtën.

Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson mbeten miq të mirë, por nuk janë përsëri bashkë, thonë burime të shumta ekskluzivisht për E! News. Thashethemet u përhapën se ata mund të rifillonin përsëri një lidhje, pasi çifti u panë bashkë me vajzën e tyre 3-vjeçare, True, në shfaqjen e Paw Patrol me motrën e madhe të Khloe, Kim Kardashian javën e kaluar. Ylli i basketbollit gjithashtu ka lënë një koment me një ‘emoji flirtues’ në fotot e Khloe në Instagram (edhe pse kjo nuk është një gjë e re).

Pra, çfarë po ndodhë në të vërtetë? “Ata po u thonë njerëzve se nuk janë përsëri bashkë, por kanë qenë shumë shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit bashkë me vajzën e tyre, True,” zbulon një burim për yllin e Keeping Up With the Kardashians.

Ky burim i brendshëm mohon që Khloe, 37 vjeçe dhe Tristan, 30, janë në një lidhje romantike pas ndarjes së tyre në qershor të këtij viti, por tregon se ajo “gjithmonë do të ketë ndjenja ndaj Tristan-it”. Sipas burimit, “Është e vështirë për të dhe ajo do dëshironte që rrethanat të mos ishin kështu”.

Një burim i dytë konfirmon se ata “nuk janë së bashku”, por vazhdojnë të bashkë-prindërojnë për True.

Dyshja filluan shpesh të takohen sërish vjeshtën e kaluar, dhe ai është përpjekur të rregullojë gjërat pas akuzave për tradhëti.

“Ata kanë një marrëdhënie të shëndetshme bashkë-prindërore ku vendosin vajzën e tyre të parën,” ndan një burimi tjetër.

Ata janë “shumë të afërt” kur bëhet fjalë për True, “Është shumë e rëndësishme për Khloe që True të ketë një marrëdhënie të afërt me babain e saj dhe që prindërit e saj të shkojnë mirë.”

Në fillim të këtij muaji, Tristan u zhvendos në Sacramento Kings nga Boston Celtics, që do të thotë se ata të dy do të jetojnë në Kaliforni dhe ai do të jetë më afër shtëpisë së Khloe në zonën e Los Angeles.

LEXO EDHE:

Back to top button