Kelmendi: Arrestimi i protagonistëve të paqes është i papranueshëm, është tejet e rëndë

Arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit dhe të tjerëve sipas Migjen Kelmendit nga PDK-ja është një skenë e papranueshme. Sipas tije këto janë pamje të rënda dhe paraqesin një gjendje shqetësuese që po i shkon për shtati politikave të Beogradit, nga ku është kërkuar gjithmonë që çlirimtarëve t’u vishet petku i kriminelëve.
Ajo që na bënte me u shqetësua gjatë gjithë kohës e sidomos tani me nisjen e procesit dhe ajo që na bën me e marr me një far droje është se mos po rrëshqasim në diçka që ka vite e vite që në Beograd po kërkohet, e ajo është kriminalizimi i këtij formacioni ushtarak, përpjekja me i prezantua çlirimtarët si do far grupe kriminale, duke mohuar faktin se garanci e paqes ishin po këta protagonistë dhe forca siç ishte UÇK-ja është ajo forcë e cila ndihmoi që një e ligë e madhe siç ishte Serbia e Millosheviqit me i ardhë fundi”, tha Këlmendi në ‘Programi 200”, duke shtuar se kjo është një përpjekje që këto figura me i prezantua si njerëz që janë të prirë për dhunë dhe për të kryer vepra johumane.