Ç’u bë me bashkëpunimin e famshëm të Miley Cyrus dhe Dua Lipës?

Prej disa mujash tashmë, fansat janë duke pritur me padurim bashkëpunimin e parë të dy këngëtareve të famshme, Dua Lipa dhe Miley Cyrus.

Gjatë muajit gusht, Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore dhe të gjithë menduam se këngëtaret kishin bashkuar forcat për një këngë. Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo më vonë, Cyrus konfirmoi të gjithë zërat për një bashkëpunim.

Në fakt, kënga do të jetë pjesë e albumit të ri të Miley-t dhe nëse menduat se ky bashkëpunim ishte harruar pasi vonoi kaq shumë, gaboheni!

Vajzat po punojnë që të nxjerrin më të mirën nga vetja dhe diçka që të bëjë bujë si asnjëherë më parë.

“Ne duhet të bënim një këngë së bashku pak më parë dhe pastaj vendosëm që ajo nuk na përfaqësonte në të vërtetë”, tha Dua Lipa për Snag. “Kështu që ne donim të futeshim në studio dhe të punonim për diçka që ndihej shumë unike për ne dhe diçka që njerëzit nuk e kishin dëgjuar nga ne më parë.

Ishte vërtet e lehtë të punoje me Miley-n. Ajo është e hapur me idetë e saj.. Ajo është vërtet e ëmbël dhe me këmbë në tokë dhe me të vërtetë argëtuese. Kështu që jam e gëzuar.”- ka rrëfyer Dua.

LEXO EDHE:

Back to top button