Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës, Mickoski: Jemi afër marrëveshjes me investitorin

Kodra e Diellit të bëhet qendra më e bukur dimërore në këtë pjesë të Evropës, Mickoski: Jemi afër marrëveshjes me investitorin

Gazetar: Bashkim Sulejmani

Kodra e Diellit së shpejti do të ketë investitor i cili bashkë me shtetin, do të investojnë në modernizimin e qendrës si dhe ndërtimin e teleferikut nga qyteti. Për këtë projekt, Mickoski tha se do të realizohet trase e re.

“….jam optimist se do arrijmë në qëllimin final që Kodra e Diellit të jetë qendra më e bukur turistike në këtë pjesë të Evropës. Ne pajtime kemi dhe tani janë duke u definuar detajet, pra bisedohet për investime grandioze dhe duhet kapur një koncept më i gjerë, sepse Kodra e Diellit me mundësitë që ofron nëse krahasohet me qendrat e mëdha turistike të alpeve sërish ka dhjetë kilometra më shumë mundësi për shtigje skijimi. Bisedohet edhe për teleferikun Tetovë Kodra e Diellit por jo kjo trase, por trase e re do bëhet”, tha kryeministri.

Mickoski gjithashtu paralajmëroi se nuk do të ketë legalizim të ndërtimeve ilegale në Kodrën e Diellit.

“Jo vetëm këtu por ky problem me ndërtimet e egra është në gjithë shtetin, dhe nëse mendohet për një Ligj për legalizimin e ndërtimeve të egra, një gjë e tillë nuk do ketë dhe as që planifikojmë që mendojmë në këtë drejtim. Ajo që dua të them sot është apeli im që të mos vazhdohet me ndërtimet e egra sepse shteti ka mekanizëm ta ndërpresë këtë”, u shpreh ai.

Në Kodër të Diellit, viteve të fundit janë ndërtuar mbi 50 vikend shtëpiza por edhe disa lokale në të zezë dhe shumica e tyre nuk kanë as kyçje në kanalizim./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button