Kolinda Grabar-Kitarović ka shijuar shoqërinë e miliarderit më të pasur në botë!
Kolinda Grabar-Kitarović ka shijuar gjithë mbrëmjen në një festë prestigjioze, ku u shoqërua me njeriun më të pasur në botë - Elon Musk!
Udhëheqës botërorë, diplomatë dhe njerëz të biznesit u mblodhën të hënën në çmimet Global Citizen të Këshillit Atlantik, dhe mes tyre ishte edhe ish-presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović . Në rrjetet e saj sociale ajo ka shfaqur disa foto ku shihet atmosfera e mbrëmjes, e në njërën prej tyre ka pozuar me një nga njerëzit më të pasur në botë – Elon Musk ! Ish-presidentja shkëlqeu me një fustan jeshil dhe nuk e fsheh dot faktin që Musk ishte pranë saj në rrjetet sociale.
Musk ishte veshur me një kostum klasik të zi dhe Kolinda ka pozuar me buzëqeshje nga veshi në vesh. Ndryshe, ish-presidentja ndan shpesh me ndjekësit momentet e saj private dhe të biznesit dhe duket se kohët e fundit i ka mbushur duart plot. Kujtojmë se pak ditë më parë Grabar-Kitarović ka postuar dy fotografi të reja në storjet e saj në Instagram, të cilat kanë tërhequr vëmendjen e fansave të saj. Përkatësisht, Kolinda, e cila tashmë është anëtare e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), ka publikuar foto me një jumpsuit të verdhë që i ka vënë në pah figurën e saj asnjëherë më të hollë. Së bashku me jumpsuit-in e verdhë, ajo kishte veshur edhe këpucë të bardha Salvatore Ferragamo dhe një palë vathë që binte në sy.
Dihet se Kolindës i pëlqen gjithmonë të veshë rroba të stilistëve kroatë, ndaj kjo jumpsuit është pjesë e koleksionit të ri të markës vendase Krie Design. Se si arriti në një linjë kaq të lakmueshme, ka treguar së fundmi ish-presidentja në një nga intervistat. – Nuk i numëroj kaloritë, por i kushtoj vëmendje indeksit glicemik të ushqimit. Nuk konsumoj sheqer të shtuar dhe pije me kalori. E kam eliminuar plotësisht sheqerin e shtuar nga dieta ime, kurse kripën dhe niseshtenë e zvogëloj me aq sa mundem – tha për 24sata Grabar-Kitarović, e cila konsumon vetëm vaj ulliri nga yndyrat e dukshme.