“Kolla e keqe”, vaksinimi i ulët paraqet element shqetësues

“Kolla e keqe”, vaksinimi i ulët paraqet element shqetësues

Gazetare: Ajnur Bafqari

Situata me kollën e keqe nuk është e mirë, as stabile. Numri i ulët i përfshirjes me vaksinim është shqetësues dhe varësisht prej zhvillimit të situatës, në javët e ardhshme mund të merren masa më të ashpra epidemiologjike. Kështu deklaroi kreu i Komisionit për Sëmundje Infektive-së, Aleksandar Petliçkovski, i cili njoftoi se në mbledhjen e jashtëzakonshme është konstatuar që fëmijët që e kanë përfunduar vaksinimin primar, mund të shkojnë në çerdhe, por me kusht që brenda gjashtë muajsh të shkojnë për rivaksinim.

“Sqarimi ka të bëjë me fëmijët që kanë pranuar një sërë vaksinash prej tre dozash, e kanë përfunduar vaksinimin primar në gjashtë muajt e fundit dhe tani u vijon rivaksinimi që në kalendarin standard rekomandohej të pranojnë pas një viti. Tani e shkurtojmë atë periudhë në gjashtë muaj. Ato fëmijë që e kanë përfunduar vaksinimin primar në gjashtë muajt e kaluar, duhet t’u lejohet që të futen në çerdhe, me paralajmërim se këtë rivaksinim duhet ta pranojnë rregullisht në periudhën e ardhshme, respektivisht pas gjashtë muajsh”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, Komisioni për Sëmundje.

Përveç vaksinimit me Di-Te-Per epidemiologët rekomandojnë edhe vaksinimin me MRP, pasi vlerësojnë se fruthi është prezent në rajon dhe ekziston rrezik për paraqitje të dy epidemive njëkohësisht. Fëmijët mund të vaksinohen paralelisht me të dyja vaksinat.

“Apel serioz edhe lidhur me fruthin. Në rajon gjithandej tashmë kemi mini epidemi, njëherë u përballëm me atë situatë. Vërtetë të rritet vetëdija te prindërit dhe qytetarët se duhet pasur kujdes pjesën e parandalimit… Gjendje të tilla të krizës shëndetësore aspak nuk na duhen, veçanërisht të mos paragjykojmë, por nëse një apo dy epidemi na ndodhin njëkohësisht. Me përfshirje të tillë të ulët vaksinimit, që e kemi, rreziku është serioz. Masat e mëtejshme do të ishin akoma më serioze”, deklaroi Aleksandra Grozdanova, Komisioni për Imunologji”.

Vetëm gjysma e fëmijëve të moshës parashkollore janë të vaksinuar tërësisht me Di-Te-Per, pjesa tjetër për të di saten ditë me radhë nuk po pranohen në çerdhe. Situata me kollën e keqe është me serioze në kryeqytet, numri i të prekurve ka shkuar mbi 180 vetëm në Shkup. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button