Kolumbi, mrekulli artistike 13 mijë vjet e vjetër

Një grup studiuesish kanë zbuluar, në një zonë tejet të izoluar të Kolumbisë, një mrekulli artistike që mund të ketë të paktën 13 mijë vjet. Bëhet fjalë për një strukturë të madhe shkëmbore, e mbuluar nga vegjetacioni, që sipas tyre është pikturuar e tëra në stilin karakteristik të njerëzve që banonin atë pjesë të vendit, i cili duhet të dukej thellësisht ndryshe nga si paraqitet sot. Mijëra figura njerëzore, por më së shumti kafshë nga më të ndryshmet, disa prej të cilave tashmë janë zhdukur përgjithmonë, ose nuk jetojnë më në atë kontinent, si elefantët, ndodhen në atë “enciklopedi” të vyer që doli papritur përballë syve të trupës britanike dhe kolumbiane që po xhironin një dokumentar në atë zonë, që pritet të shfaqet së shpejti. Vepra e mahnitshme ndodhet në parkun kombëtar, një zonë e izoluar jo vetëm nga pyjet, por edhe nga fakti që ndodhet në një territor të kontrolluar prej dekadash nga rebelët e FARC.

 

LEXO EDHE:

Back to top button