Komentohet për linjat trupore, Enca nuk heziton të shfaqet provokuese me bikini

Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon të shijojë qëndrimin në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bukuroshja, e ndjekur nga mbi dy milionë njerëz, prej disa ditësh ndodhet në Dubai.

Derisa festoi ditëlindjen e 26-të atje, ajo tashmë po gjen kohë edhe për të realizuar një set fotografik meqë po kërkonte një fotograf të mirë.

Krijuesja e “Suavele” së fundmi ka marrë vëmendje me disa fotografi atraktive në bikini duke vënë në pah linjat trupore.

Me të brendshme blu e gur shkëlqyes, artistja duket në formë të mirë përkundër se komentohet mjaft shumë për kilogramët e tepërt.

Postimi për vetëm pak minuta ka grumbulluar mbi 12 mijë pëlqime.

E njëjta ka kohë që nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa këtë verë pauzoi edhe nga koncertet. 

LEXO EDHE:

Back to top button