Komisioneri Thierry Breton jep dorëheqjen, largohet nga Komisioni Evropian

Komisioneri Thierry Breton jep dorëheqjen, largohet nga Komisioni Evropian

Komisioneri i Tregut të Brendshëm të Francës, Thierry Breton, ka dhënë dorëheqjen.

Njoftimin e bëri përmes platformës X, ndërsa në reagimin e tij ka kritikuar presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen se ka kërkuar që ai të tërhiqte kandidaturën për shkak të një mosmarrëveshje.

Sipas tij Von der Leyen “disa ditë më parë” i kishte kërkuar Francës që të tërhiqte emrin e tij si zgjedhjen e saj për Komisionin “për arsye personale”.

“Në dritën e këtyre zhvillimeve të fundit dëshmi e mëtejshme për qeverisjen e dyshimtë – më duhet të konkludoj se nuk mund të ushtroj më detyrat e mia,” shkruan Breton

LEXO EDHE:

Back to top button