Komisioni i Çështjeve historike Maqedoni-Bullgari, publikoi rekomandime për tekstet shkollore

Komisioni i Çështjeve historike Maqedoni-Bullgari, publikoi rekomandime për tekstet shkollore

Komisioni i Çështjeve historike Maqedoni-Bullgari publikoi sot rekomandimet e miratuara të cilat kanë të bëjnë me librat e shkollës fillore për klasën e V në Bullgari dhe klasën e VI në Maqedoni. Sipas Dragi Gjorgiev rekomandimet do t’i dorëzohen qeverive, si për ndryshimet në tekstet shkollore të historisë po ashtu edhe për manifestimet e përbashkëta të figurave historike.

“Bëhet fjalë për rekomandime që i referohen teksteve shkollore të Maqedonisë dhe Bullgarisë, përkatësisht rekomandime nga pala maqedonase për tekstet shkollore bullgare, për klasën e 5-të të arsimit fillor, gjithsej pesë rekomandime dhe po aq rekomandime nga pala bullgare për tekstet e Maqedonisë për klasën e gjashtë. Këto janë tekste shkollore që trajtojnë periudhën antike. Rekomandimet për nderim të përbashkët të personaliteteve të mesjetës, pra të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, Shën Klementi, Shën Naumi dhe Car Samueli”, tha Georgiev.

LEXO EDHE:

Back to top button