Kompania italiane IRD Engineering do të mbikëqyr punën e Bektel-Enka

Kompania italiane IRD Engineering do të mbikëqyr punën e Behtel-Enka

Drejtori i N.P. Rrugët shtetërore, Ejup Rustemi i ftuar në emisionin me sontëm “Magazina Ekonomike”, ekskluzivisht për Alsat, deklaroi se firma italiane IRD Engineering do të mbikëqyr punën e kompanisë Bektel-Enka e cila do të ndërtoj Korridorin 8 dhe 10 D.

“Zgjedhja e konsultantit dhe mbikëqyrjes për korridorin 8 dhe korridorin 10D i cili del nga ligji i posaçëm  që u miratua në Parlamentin e RMV-së për angazhimin e kompanisë amerikano-turke për ndërtimin e Korridorit 8 dhe korridorit 10D. Ne kishim një proces shumë transparent, me datë 25 u bë dhe hapja e të gjitha ofertave në të cilin kishim tre grupacione të fuqishme. Kishim komisionin për evaluim i cili ka bërë një punë jashtëzakonisht shumë të madhe në të cilën ka shqyrtuar të gjitha ofertat në mënyrë shumë transparente dhe në bazë të Ligjit për Prokurime Publike, çdo procedurë tenderike, në rast se e kalon vlerën mbi 30 milion denarë duhet të shkoj në kontrollin administrativ. Pas evaulimit të këtij procesi u bë edhe kontrolli administrativ dhe kamë nderin që në emisionin tuaj të shpall që sot na u kthye nga Byroja për Prokurime Publike vendimi dhe ne sot e shpallim vendimin për fituesin e mbikëqyrjes dhe konsulencës për Korridorin 8 dhe Korridorin 10D, ajo është kompania italiane, IRD Engineering”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. Rrugët Shtetërore. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button