Kompania ruse teston taksitë fluturuese

Kompania ruse “Hoversurf” ka prezantuar një model të ri taksish fluturuese, të cilat priten të prodhohen në masë gjatë këtij viti. Në shtator, mjeti fluturues do të testohet përmes përdorimit të rrjetit 5G, e në rast suksesi, produkti do të prodhohet në masë në fund të vitit 2021, njoftoi kompania. Sipas kompanisë, ky model ka kaluar me sukses një sërë testesh të kryera në Rusi dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shtuar se Hoversurf po synon që të sigurojë mundësinë e fluturimit mbi qytet në 2023-2025. Kompania njoftoi se çmimi i taksive fluturuese në të ardhmen pritet të jetë rreth 0.27 dollar për kilometër.

LEXO EDHE:

Back to top button