Kompania Tondach ofron një investim të zgjuar: Çati e sigurt dhe e qëndrueshme

Sezoni i ndërtimit sjell mundësi të reja për të gjithë ata që planifikojnë të ndërtojnë ose të rinovojnë shtëpitë e tyre. Kompania Tondach, markë e njohur e Wienerberger me mbi 200 vjet traditë, vjen me mesazhin: “Tondach çati dhe mos ke dert!”.

Si pjesëe grupit të markës e Wienerberger”, me mbi 200 vjet traditë, Tondach ofron zgjidhje
sistemore për çati që kombinojnë teknologjinë moderne, materialet natyrore dhe cilësinë e
provuar. Sipas kompaniosë bëhet fjalë për tjegulla balte 100 përqind natyrale, të krijuara për të siguruar mbrojtje
afatgjate, efikasitet energjetik dhe një hapësirë të shëndetshme për jetesë, me një siguri që
zgjat për breza.

“Vend të veçantë në ofertën për tregun e Maqedonisë ka Contiton 12, një tjegull argjile natyrale
e zhvilluar për zonën tonë gjeografike. Me ridizajnin që pati këtë vit, ajo ka mekanizëm të
përmirësuar të lidhjes, kanale shtesë për kullimin e ujit, brinjë më të forta dhe pamje vizuale të
avancuar, që e bëjnë tjegullën më të fortë deri më tani”, njoftojnë nga kompania.

Përveç cilësisë, nga kopania Tondach theksojnë se gjatë kësaj periudhë ofrojnë edhe përfitim të drejtpërdrejtë financiar për ata që planifikojnë të ndërtojnë.

“Të gjithë ata që deri më 15 qershor regjistrohen në këtë link: https://www.wienerberger.mk/registracija.html do të marrin voucher prej 100 euro për një çati të re, i cili mund të përdoret te partnerët shitës të “Wienerberger” në Maqedoni deri në fund të vitit për blerjen e tjegullave”, thonë nga kompania.

Qytetarët kanë mundësi që çatia e re të jetë jo vetëm e sigurt, por edhe një investim i zgjuar – një zgjidhje që sjell kursim, qetësi afatgjatë dhe pa brenga. Thjesht: Tondach çati dhe mos ke dert!”, shtojnë nga kompani./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button