Kompensim i plotë i pagës për punonjësit me Covid-19

Qeveria mori vendim që të gjithë punonjësit që do të vendosen në izolim për shkak të virusit korona qofshin të dyshuar apo të infektuar, të marrin kompensim të plotë të pagës. Rregullativa ligjore mbetet  e njëjtë, gjatë pushimit mjekësor punëdhënësi paguan vetëm 15 ditë, më pas përgjegjësia i kalon Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ky vendim i Qeverisë, siç informoi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmif Bytyqi, do të vlejë për sektorin publik, por edhe për atë privat.

Kur themi se mund të shfrytëzojnë pushimin mjekësor dhe se kompensimi do të jetë 100%, vendimi vlen për të gjithë. Kjo do të thotë se Fondi e ka marrë përsipër barrën. Rregullativa ligjore ajo është, pra 15 ditë pagesa bëhet nga punëdhënësi dhe më pas këtë përgjegjësi e merr përsipër Fondi . Vetëm e përmirësuam, sepse ishte problematike direktiva se sa  për qind duhet të paguhet”-tha Fatmir Bytyqi- zv.kryeministër  për Çështje Ekonomike.

Megjithatë, nga Organizata e Punëdhënësve vendimin për kompensim të plotë e konsiderojnë absurd. Angel Dimitrov kryetarë i kësaj organizate, thotë për Alsat se  është e palogjikshme që të bëhet kompensim i tillë i pagës së një punonjësi që qëndron në izolim vetëm pse dyshohet si i infektuar, apo vetëm pse një i afërm i tij pret rezultatet nga testimi.

Është vërtet e palogjikshme, që ai që është i sëmurë që ka nevojë për kurim, ka nevojë për barna, të marrë 70% kompensim, ndërsa ai që qëndron në shtëpi, vetëm pse ka qenë në kontakt  me dikë të infektuar, të marrë 100%.  Nga ana tjetër, lind pyetja se prej kur ai do të marrë vendim për izolim? Ne kemi punëtorë fëmija i të cilit është infektuar në çerdhe dhe në mënyrë automatike edhe ai merr vendim për izolim edhe pse asnjëri nuk ka simptoma. Dhe mbetet e paqartë, a duhet të vijë në punë, por atëherë përbën rrezik për të tjerët. Sipas meje në raste të tilla duhet të jepet vendim për parandalim të infektimit në bazë të  Ligjit për Sigurim Shëndetësor”-pohoi Angel Dimitrov- kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.

Dimitrov thotë se Qeveria më së miri këtë problem do e zgjidhte nëse bën ndryshime ne Ligjin për Sigurim shëndetësorë dhe jo në këtë mënyrë. Ai thekson se në faqen e Qeverisë nuk figuron se masa vlen edhe për sektorin privat, ndërsa  ndan mendimin se nuk duhet të bëhen dallime. Nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale thonë se ky vendim duhet të respektohet nga të gjithë dhe se nëse ndodh e kundërta, punonjësi e drejta e të cilit është shkelur, rastin duhet ta paraqesë në Inspektoratin e Punës.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button