Masat e reja antiCovid kundërshtohen nga gastronomët

Sonte fillon zbatimi i masave të reja anti-covid të Qeverisë, që lokalet të mbyllen në ora 21.00, qytetarët pas kësaj ore të mos lëvizin pa nevojë dhe të mos grumbullohen më shumë se katër persona. Qytetarët thonë se masat janë të pranueshme dhe duhet të respektohen.

“Çdo masë në këto momente të vështira vlerësoj se është e menduar dhe e mirë. Nuk ka përgjigje ndaj kësaj pandemie. Andaj mendoj se diçka duhet të ndërmerret”.

“Normalisht gjithçka që mbyllet është keq për ne, por nuk është vetëm tek ne këtu në Maqedoni. Do të thotë gjithë bota e ka këtë problem. E kush më shumë do të qëndrojë do të qëndrojë, kush nuk do të mundet nuk mundet”.

“Me siguri dikush më i mençur se unë i ka miratuar ato masa dhe me siguri do të thonë diçka”.

Bizneset e ndryshme thonë se këto masa do ti dëmtojnë edhe më shumë, e jo vetëm lokalet dhe restorantet.

“Ne jemi drejtpërdrejtë të prekur nga masat, pra që kemi bashkëpunim me kafenetë dhe restorantet. Dhe unë mendoj se duhet një muaj të mbyllin, të numërohemi kush është i sëmurë, kush është i shëndoshë e kush gjallë, më pas të hapet gjithçka”.

Ndërsa gastronomët thonë se këto masa janë edhe një goditje e madhe për ekzistencën e tyre.

“Për ne gastronomet do të thotë dëm kolateral. Do të thotë të gjithë mysafirët tonë e të objekteve tonë do të mbyllen në shtëpi, ose do të grumbullohen nëpër parqe, asgjë më shumë. Nuk është kjo masë përkatëse për ne, sepse tek ne disi i koordinonim njerëzit të mbajnë distancë, përdorin dezinfektues e kështu ata shpëtoheshin nga shpërndarja e infektimit, nëpër parqe nuk ka kush ti kontrollojë”.

Gastronomët dhe të punësuarit thonë se masat e reja me të cilat shkurtohet orari i punës, në radhë të parë do të rrezikojnë numrin e madh të vendeve të punës në këtë sferë, por rrezikojnë edhe mbylljen e më shumë bizneseve gastronomike.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button