Ohër, gastronomët paralajmërojnë largime nga puna dhe mbyllje të objekteve

Pronarët e objekteve gastronomike kanë frikë se me vendimin e ri për të shkurtuar orarin e punës deri në orën 21, ata do të detyrohen të mbyllin objektet plotësisht. Ata thonë se vendimi do të jetë goditje e rëndë për bizneset, por edhe ndaj vetë turizmit, i cili edhe ashtu është në minus të madh shkaku i Kovid 19.

Ne nuk kemi fonde, ne kemi ulur pagat me rreth 50%. Ne nuk mund të paguajmë, dhe ne tashmë kemi filluar të largojmë nga puna. Ne nuk jemi më likuidë, ne nuk dimë si t’i paguajmë paratë për furnizuesit dhe ndaj institucioneve të sistemit. Unë mendoj se 60% e objekteve gastronomike në Ohër dhe Strugë do t’i mbyllin plotësisht objektet e tyre”-tha Tomçe Trimçe-pronar i një objekti gastronomik në Ohër.

Unë mendoj se këto vendime që u morën dje janë të nxituara. Njerëzit janë më të mbrojturit këtu”-tha Antonio Naumoski, gastronom.

Reagoi edhe shoqata e gastronomëve nga Ohri.

Ne si sektor madje kemi frikë se kjo nuk do të ndalet këtu. Ne mendojmë se hapat e ardhshëm ndoshta do të jenë masa edhe më rigoroze, për sa i përket funksionimit, nëse jo edhe mbyllje e plotë e objekteve. Për fushën tonë, kjo është me të vërtetë katastrofale”-pohoi Mihail Mishev-Kryetar i Shoqatës së gastronomëve.

Gastronomët reagojnë se ata dëgjojnë për masat nga mediat, dhe se nuk këshillohen fare dhe pyesin pse nuk u mor një vendim i tillë si për kazinotë ashtu edhe për bastoret.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button