MPPS: Bëhet analizë se në cilët sektorë e diela mund të jetë një ditë jo pune

Një komision i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) në dy javët e ardhshme do të duhet të përcaktojë se cilat veprimtari mund të lirohen nga puna të dielën dhe cilat jo. Propozimi do t’i paraqitet së pari Qeverisë dhe pastaj Kuvendit.

Grupi i punës, përmes analizës krahasuese, por edhe përmes një analize të detajuar, të nevojave të proceseve të punës në disa sektorë, si dhe përmes konsultimit me ministri të tjera, do të përgatisë një projekt zgjidhje ligjore -thonë nga MPPS-ja.

Organizatat e punëtorëve e mirëpritën vendimin që e dila të jetë ditë jo pune, por nuk janë të sigurt nëse do të zbatohet.

Mua thjesht më frikëson momenti, mos të ketë presion nga sektori i biznesit për këtë vendim dhe për të ndryshuar thjesht mendimin dhe të thuhet, nuk do ta ndryshojmë këtë dhe do ta konsiderojmë atë si një ditë jo pune, ku do të paguhet mëditje e dyfishtë, ose diçka e ngjashme sepse deri më tani me ligj nuk dihej se cila ditë është një ditë jo-pune – tha Kristina Ampeva.

Ky profesion është pak specifik, sepse qytetarët duhet të informohen edhe gjatë fundjavës, që do të thotë se një pjesë e mirë e kolegëve tanë do të duhet dhe do të detyrohen të punojnë në ditë jo pune. Unë mendoj se kjo mund të zgjidhet në mënyrë elegante, të paktën në lidhje me Sindikatën. Ata që do të detyrohen të themi, ose do të duhet të punojnë gjatë javës të marrin një mëditje si në ditë feste për atë ditë, dhe kështu do të jenë puna më e pastër – u shpreh Zvezdan Gjorgievski, Kryetar i Sindikatës së Gazetarëve.

Disa nga qendrat tregtare nuk komentojnë tani për tani për të dielën si ditë jo pune.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button