Komuna e Tetovës/ Shtegu i biçikletave dhe kontratat për 800 persona nga qeverisja e kaluar përfundojnë në Prokurori
Komuna e Tetovës/ Shtegu i biçikletave dhe kontratat për 800 persona nga qeverisja e kaluar përfundojnë në Prokurori
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2020/11/Komuna-e-Tetoves-780x387.jpg)
Gazetar: Bashkim Sulejmani
Komuna e Tetovës ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Tetovë lëndët për të cilat dyshojnë për keqpërdorime nga përbërja e kaluar e pushtetit local, shkruan Alsat.
Nga Prokuroria e Tetovës nuk japin detaje. Lënda e parë është shtegu i famshëm i biçikletave si dhe kontratat e rreth 800 personave të cilët kanë marrë pagë nga Komuna.
Kreu i Këshillit komunal Besar Durmishi paralajmëroi se në procedim janë edhe disa hulumtime që kanë të bëjnë me asfaltimin e rrugëve.
https://youtu.be/W859U0Ia23U
“Sektori juridik i ka dërguar gjitha paditë ndaj ish kryetares, dhe i ka drejtuar lëndët në prokurori. Normalisht që vazhdojnë hetimet tjera. Rrugët apo projektet që janë të hapura, kemi bë një grup ekspertësh që investigojnë nëse janë realizimet e njëjta me kontratat në terren”, tha Besar Durmishi, Kryetar i këshillit komunal Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës thonë se hetime po zhvillohen edhe për borxhin e krijuar nga ndërmarrjet publike të Tetovës, por edhe nga shkollat.
Javë më parë, kreu i Tetovës Bilall Kasami tha se, paralelisht me hetimet për atë se si u krijua borxhi publik, po punohet edhe në drejtim të zvogëlimit të këtij borxhi. / Alsat.mk