Koncerti në Shkup, pjesëmarrësit nuk e dinin se feston BDI

Koncerti në Shkup, pjesëmarrësit nuk e dinin se feston BDI

Gazetar: Mefail Ismaili

BDI festoi mbrëmë në sheshin e Shkupit. Në skenë u ngjitën yjet e estradës, të cilët njihen si tejet të shtrenjtë për performancën e tyre.

Sheshi Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbush kryesisht nga të rinj e fëmijë. Shumica e të anketuarve thanë se nuk kishin shkuar te festonin 20 vjetorin e BDI-së por për të shijuar koncertin.

“Nuk e di o vëlla, se me Aleancën jam unë… Kam ardhur be vëlla se pa para,  ta paguan tjetër kush”, theksoi një qytetar.

“Për koncertin më shumë. Më shumë atmosfera më pëlqen”. “Unë nuk marr veshtë në BDI hiç mos më pyet” “Kam dalë për Dafinën”, theksuan të anketuarit.

“ Unë përshëndes Sali Berishën. Respekt Fieri, gjithë fierakët, rroftë Partia Demokratike. Rama ik. Salia do të fitojë”, tha një i anketuar që ishte nga Shqipëria.

“Për këngëtarët, jo për partinë, për atmosferën, sepse jemi mërzitur pakës na duhet relaks”. “Për koncertin jo për partinë. Kush të pëlqen më shumë në koncert. Nuk dëgjojë aq shumë muzikën, nuk e kam merak muzikën aq fort sa e kam sportin. Nuk ja vlen sepse këto para duhet të shkojnë diku tjetër e jo këtu”, theksuan disa pjesëmarrës në koncertin e BDI-së.

Më të moshuarit mendojnë se në këto 20 vite janë të pakta të mirat që kanë përfituar qytetarët.

“Një pjesë kanë marrë nga e shtrembëta dhe nuk mund ta vendosësh në binarë. Çka mban mend për këto 20 vjet. Unë i kam 81 vjet, për këto 20 vjet në përgjithësi ndoshta nuk ka ecur krejt siç duhet, por ka lëviz”, theksoi një i moshuar.

Gjatë koncertit, ndërhyri edhe ndihma e shpejtë për tu dhënë ndihmë fëmijëve./Alsatmk

 

LEXO EDHE:

Back to top button