Konflikt verbal mes Pendarovskit dhe Mickoskit në prag të festës së Ilindenit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e quajti ngjarjen e nesërme që po përgatitet për festën e Ilindenit ceremoni cirku. Mickoski thotë se, në vend të festës për të gjithë qytetarët siç është organizuar tradicionalisht me dekada më 2 gusht, qeveria tani në mënyrë të improvizuar po përpiqet ta festojë këtë festë të madhe të Maqedonisë. VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë nesër në Krushevë.

- Advertisements -

Sa i përket kësaj mënyre, do të thosha festim i improvizuar i festës më të madhe për popullin maqedonas, por do t’ju kujtoja Manifestimin e Krushevës, ajo është festë e bashkëqytetarëve tanë, qofshin ata shqiptarë, turq, romë, vlleh, serbë, boshnjakë. Ajo që po ndodh sot është improvizim klasik. Delegacioni i VMRO-DPMNE-së nuk do të jetë pjesë e ceremonisë së cirkut të udhëhequr nga presidenti Pendarovski”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Ndaj qëndrimit të këtillë të kreut të opozitës, me reagim me shkrim, dolën nga zyra e presidentit. Nga Villa Vodno thonë se presidentit Pendarovski i vjen keq që përpjekja e tij e sinqertë për të kapërcyer dallimet e thella politike, të paktën për Ilinden, nuk u kuptua nga disa prej udhëheqësve politikë për të cilët partia ende është përpara shtetit.

Nuk mbahet mend, vite me radhë se ndonjë nga politikanët tanë ka shprehur kaq mosrespekt të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj, krijuesve dhe artistëve të popullit maqedonas dhe qytetarëve maqedonas, duke nënvlerësuar plotësisht faktin se delegacioni shtetëror i udhëhequr nga Presidenti Pendarovski do të vendosë kurorë dhe lule të freskëta mbi varrin e presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karevit”, pohoi Stevo Pendarovski, president.

Ky letërkëmbim midis Mickoskit dhe Pendarovskit vjen në prag të festës së nesërme dhe vendimit të Presidentit të vendit që në vend të fjalimeve, festa e nesërme në Krushevë të shënohet me vendosjen e kurorave dhe me program kulturor. Nga Kabineti i presidentit dërguan ftesa deri te të gjitha partitë politike që bashkërisht të shënohet 2 gushti. Ftesat u pranuan nga Kryeministri Zaev, lideri i BDI -së Ali Ahmeti, kryetarët e partive më të vogla, ndërsa nuk ka konfirmim nëse kryetari i Aleancës Zijadin Sela do të jetë i pranishëm.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button