Mickovski: 1 për qind ose fare prag për lista të pavarura

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se për partinë e tij është i pranueshëm edhe pragu prej një për qind edhe të mos ketë prag fare në raport me parashtrimin e nënshkrimeve për listë të pavarur për kandidaturë në zgjedhjet lokale. Në raport me Kodin zgjedhor, dhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për uljen ose anulimin e pragut për nënshkrime për lista të pavarura, Mickoski tha se qëndrimi i tyre parimor është se për ta është me rëndësi që zgjedhjet të jenë korrekte dhe demokratike dhe do t’i pranojnë propozimet  e këtilla. Sipas tij, në bisedimet për ndryshimet e Kodit zgjedhor, propozimi për rritjen e pragut për kandidatë të pavarur dhe kërkesat për lista të hapura ka ardhur nga pushteti.

LEXO EDHE:

Back to top button